Lidhje

Salah Abdeslam, në një burg në Bruksel


Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet terroriste të nëntorit që shkaktuan vdekjen e 130 vetëve në Paris, po mbahet në një burg në Bruksel.

Ai u transportua dje nën masa të rrepta sigurie, një ditë pasi së bashku me një bashkëpunëtor u qëlluan me armë zjarri gjatë një aksioni policie që çoi në kapjen e tyre.

Edhe tre persona të akuzuar se e kishin ndihmuar Abdeslam të fshihej, u arrestuan.

Një prokuror francez thotë se Abdeslami kishte në plan të hidhte veten në erë para një stadium futbolli ditën e sulmeve, por ndryshoi mendim.

Avokati i Abdeslamit thotë se klienti i tij po bashkëpunon me policinë belge por po e kundërshton ekstradimin në Francë.

XS
SM
MD
LG