Lidhje

EULEX-i rithekson qëndrimin ndaj operacioneve në veri


EULEX-i rithekson qëndrimin ndaj operacioneve në veri
EULEX-i rithekson qëndrimin ndaj operacioneve në veri

Në orët e mbrëmjes, EULEX –i ka shprehur shqetësimin për gjendjen në veri dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen dhe të ruajnë qetësinë.

Në një komunikatë të këtij misioni thuhet se EULEX-i është i pranishëm në vendkalimet kufitare në veri dhe atje ka dërguar përforcime nga njësitë e tij të posaçme.

Në komunikatë thuhet se “EULEX-i gjithmonë ka mbështetur vendosjen e kontrollit doganor në veri, në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian. Por, BE-ja, përfshirë edhe EULEX-in, nuk është në gjendje të mbështesë masat që nuk janë marrë në këshillim të plotë me të gjitha palët. Rruga e vetme është nëpërmjet bisedimeve dhe çështja e doganave duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd. Dhuna nuk është e dobishme për askënd. EULEX-i është i mbështetur nga të 27 vendet anëtare të BE-së ka mbështetjen e plotë të përfaqësuese së lartë për politikë të jashtme të BE-së Catherine Ashton. Mandati i EULEX-it është miratuar nga të gjitha vendet anëtare dhe nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në një komunikatë për opinion të këtij misioni.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG