Lidhje

EULEX-i akuzon një serb në veri të Kosovës për krim të organizuar


EULEX-i akuzon një serb në veri të Kosovës për krim të organizuar
EULEX-i akuzon një serb në veri të Kosovës për krim të organizuar

Zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, bënë të ditur se është konfirmuar akuza ndaj një serbi në veriun e Kosovës për përfshirje në krim të organizuar. Në një njoftim për opinion thuhet se një gjykatës i EULEX-it në gjykatën e qarkut në Mitrovicë ka konfirmuar në tërësi aktakuzën kundër Jevro Pantelicit.

Ai akuzohet për kontrabandë mallrash, evazion fiskal, shmangie taksash, larje parash, krim të organizuar dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i përkiste një grupi kriminal që vepronte në veri të Kosovës gjatë periudhës ndërmjet 21 majit të vitit 2009 dhe 16 majit të vitit 2011 dhe kontrabandonte derivate të naftës në Kosovë.

Ai u arrestua më 17 maj të vitit 2011 nga policia e EULEX-it, dhe që atëherë ai është mbajtur në paraburgim në qendrën e paraburgimit në veri të Mitrovicës.

Arrestimi i tij qe përcjellë me protesta dhe bllokim rrugësh në komunën veriore të Zubin Potokut, të banuar me shumicë serbe.

Hetimi, ndjekja penale dhe gjykimi i rasteve të krimit të organizuar në Kosovë është pjesë e mandatit ekzekutiv të EULEX-it.

XS
SM
MD
LG