Lidhje

EULEX heton incidentin kundër patrullës së tij në Zubin Potok


EULEX heton incidentin kundër patrullës së tij në Zubin Potok
EULEX heton incidentin kundër patrullës së tij në Zubin Potok

Zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë thanë se janë duke hetuar njoftimet për një incident në veriun e Kosovës, ku siç kanë raportuar mjetet vendase të informimit është shtënë me armë zjarri mbi një patrullë të policisë së EULEX-it. Një zëdhënëse e këtij misioni tha se patrulla e policisë ka dëgjuar të shtëna në zonën në të cilin po patrullonte në një fshat të komunës së Zubin Potokut në banuar me shumicë serbe, por nuk mund të thuhet nëse bëhej fjalë për një sulm të drejtuar kundër patrullës.

Po në rajonin e Zubin Potokut sot dhe nesër do të mbahet një stërvitje e përbashkët e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Në një njoftim të forcave paqeruajtëse thuhet se qëllimi i këtyre stërvitjeve është zgjerimi i bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it. Paqeruajtësit kanë tërhequr vërejtjen se kjo stërvitje nuk është përgjigje ose përgatitje për çfarëdo situate aktuale apo të pritur në Kosovë.

Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it është njëra nga shtyllat për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lëvizjen e lirë në të mirë të popullit të Kosovës, thuhet në njoftimin e zyrtarëve të KFOR-it në Kosovë.

XS
SM
MD
LG