Lidhje

EULEX: Nuk ka fakte për hetimin e shefit të zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë


EULEX: Nuk ka fakte për hetimin e shefit të zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë
EULEX: Nuk ka fakte për hetimin e shefit të zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë

Në Kosovë, zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, thanë se ky mision nuk është duke hetuar shefin e zyrës civile ndërkombëtare Pieter Faith. Por, ata pranuan se ka pasur një përpjekje të një prokurori të këtij misioni për të vërtetuar pohimet se zoti Faith, ishte përfshirë në procesin e zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Një zëdhënës i EULEX-it, tha se Pieter Feith, “tani nuk është nën hetime, sepse prokurori i EULEX-it ka përfunduar kërkimet dhe nuk ka arritur të gjejë asgjë substanciale për këtë rast”.

Komentet e zyrtarëve të EULEX-it pasuan një reagim të zyrës së zotit Faith ndaj një shkrimi në të përditshmen “Express”, lidhur me hetimet ndaj tij. Në një komunikatë të zyrës së zotit Faith thuhet se “Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar ishte mjaft i befasuar kur dëgjoi për herë të parë për supozimin për një hetim dhe menjëherë kërkoi sqarim nga Shefi i Misionit të EULEX-it dhe zinxhiri i tij komandues si dhe nga autoritetet gjyqësore të Kosovës. Duhet kujtuar se Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në bazë të Kushtetutës e ka autoritetin për dhënien e pëlqimit për emrimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore. Ai e ka ushtruar ketë autoritet duke respektuar plotësisht kuadrin ligjor të Republikës së Kosovës si dhe Planin gjithpërfshirës për statusin e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëj këtë”, thuhet në reagimin e zyrës së zotit Faith.

Në prill të këtij viti, Parlamenti i Kosovës, zgjodhi Guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës, pas një boshllëku prej tetë muajsh që pasoi arrestimin e ish guvernatorit të saj.

XS
SM
MD
LG