Lidhje

BE dhe Serbia pa marrëveshje rreth rezolutës serbe për Kosovën


BE dhe Serbia pa marrëveshje rreth rezolutës serbe për Kosovën
BE dhe Serbia pa marrëveshje rreth rezolutës serbe për Kosovën

Bashkimi Evropian dhe Serbia janë pajtuar që edhe sot (e mërkurë) të vazhdojnë diskutimet për të të arritur një marrëveshje rreth rezolutës serbe për Kosovën, e cila pritet të shqyrtohet të enjten më 9 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesja e për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton bisedoi mbrëmë për rreth dy orë me presidentin serb Boris Tadiç, por pa ndonjë rezultat rreth synimeve për të arritur një marrëveshje për ndryshimin e tekstit të projektrezolutës, me anë të së cilës Serbia kërkon “bisedime për të gjitha çështjet e hapura me Kosovën” si dhe “dënimin e shkëputjes së njëanshme” të Kosovës.

Zyrtarët Evropian shpresojnë të arrijnë një kompromis me palën serbe për të ndryshuar të paktën atë pjesë të rezolutës, që flet për kundërshtimin e siç thuhet shkëputjes së njëanshme si dhe pjesën ku flitet për bisedime mbi çështjet e hapura. Diplomatë perëndimorë thanë se nga Serbia nuk kërkohet që të pranojë Kosovën, por po bëhen përpjekje për “gjetjen e mënyrës së njohjes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Autoritetet në Serbi, ndërkaq, thonë se nuk mund të heqin dorë nga qëndrimi kundër pavarësisë së Kosovës, por kanë pranuar se mund të arrihet një kompromis me Bashkimin Evropian.

Udhëheqësit më të lartë politikë të Kosovës ndodhen tashmë në Nju Jork për t’iu kundërvënë Rezolutës serbe, duke e cilësuar atë si një veprim të panevojshëm dhe në kundërshtim edhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një opinion që ishte kërkuar nga vetë Serbia.

XS
SM
MD
LG