Skena politike në Maqedoni është tronditur së fundmi nga publikimi i bisedave të përgjuara, përfshirë edhe telefonata ku mendohet se flasin zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Ndërkohë edhe vështirësitë drejt integrimit euro-atlantik dhe marrëdhëniet e brishta etnike, e shtojnë tensionin në vend. Për të folur për këto çështje Zëri i Amerikës intervistoi deputeten e BDI-së Ermira Mehmeti, e cila është prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara për një program studimi.