Financieri Jeffrey Epstein kreu vetëvrasje në qeli ku priste gjyqin për akuza për trafik seksual në Nju Jork, i tha të shtunën agjencisë së lajmeve Associated Press një ish-zyrtar i rendit.
Ai u gjet i vdekur në qeli të shtunën në mëngjes, sipas zyrtarëve që ishin të informuar për çështjen por nuk deshën të identifikohen se nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për çështjen. Mjeku ligjor i Manhatanit e konfirmoi vdekjen e Epsteinit.
Arrestimi i tij solli si rezultat hetime për mënyrën sesi autoritetet e kishin trajtuar fillimisht rastin e tij, kur akuza të ngjashme ishin ngritur kundër tij në Florida para më shumë se një dekade. Sekretari i Punës, Alexander Acosta dha dorëheqjen muajin e kaluar pas kritikave të ashpra për rolin e tij në mbikqyrjen e çështjes, kur ishte Prokuror i Përgjithshëm në Majami.
Miliarderi 66 vjeçar kishte deklaruar pafajësinë në një gjykatë të Nju Jorkut ndaj akuzve se kishte drejtuar një rrjet të gjerë vajzash të mitura për marrëdhënie seksuale. Sipas akt-padisë, zoti Epstein i kishte joshur vajzat të shkonin në vilat e tij në Manhatan dhe Florida në periudhën 2002-2005 dhe i kishte paguar qindra dollarë për seks.
Facebook Forum