Lidhje

Engel: Shqiptarët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në rrugë paqësore dhe pa gjakderdhje


Engel: Shqiptarët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në rrugë paqësore dhe pa gjakderdhje
Engel: Shqiptarët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në rrugë paqësore dhe pa gjakderdhje

Edhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, kryetar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, dënoi dhunën e djeshme politike në Shqipëri dhe u bëri thirrje të gjitha palëve t’i zgjidhin mosmarrëveshjet paqësisht dhe nëpërmjet dialogut.

“Jam thellësisht i dëshpëruar për humbjen e jetëve”, tha ai, “dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave”.

Zoti Engel tha se të gjithë njerëzit në Shqipëri kanë të drejtën të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të shprehin mendimet e tyre. Megjithatë, theksoi ai, dhuna e ushtruar për të avancuar piksynime politike është thellësisht për të ardhur keq.

Kongresisti Engel u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të tërhiqen menjëherë nga tensione të tilla tejet të dëmshme dhe të t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në rrugë paqësore dhe pa gjakderdhje

XS
SM
MD
LG