Autoritetet franceze thonë se rreth 50 imigrantë u përpoqën të hynin fshehtaz në një traget që kishte arritur nga Dover i Anglisë në portin francez, Calais të shtunën vonë.
Zyrtarët thonë se 44 nga refugjatët u kapën, duke shkatërruar shpresën e tyre për të shkuar në Angli, në udhëtimin e kthimit të tragetit.
Dy nga imigrantët ranë në ujë, por u shpëtuan me shpejtësi.
Zyrtarët e marinës thanë se trafiku i tragetëve u shty për disa orë, ndërsa policia kontrollonte anijen.
Autoritetet thonë se të paktën 100 imigrantë hynë me forcë në port të shtunën në mbrëmje.
AFP njofton se policia vazhdonte të dielën të kërkonte katër imigrantë të tjerë, që policia beson se janë ende në anijem ku u kapën personat e tjerë.
Facebook Forum