Grumbullimi, përpunimi dhe eksportimi i esencave dhe bimëve mjekësore janë pasioni dhjetëra vjeçar i biznesmenit shqiptar Xhevit Hysenaj që drejton kompaninë ALBKALUSTYAN. Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, importet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara zënë 1 përqind të volumit të tregtisë së Shqipërisë ose rreth 15 milionë dollarë në vit. Rreth 90 përqind e tyre vijnë nga bimët mjekësore. Gjatë një bisede me kolegun Kastriot Haxhiaj, zoti Hysenaj theksoi domosdoshmërinë e subvencioneve nga shteti për të përballuar konkurrencën në rajon si dhe nismën e kompanive të bimëve mjekësore, që në vend të marijuanës të kultivohet sherebela.