Eklent Kaçi, përfaqësues i Shqipërisë në sportin e bilardos dhe fitues i disa kupave në turne të ndryshme në Evopë dhe Amerikë, është rikthyer në qytetin e Nju Jorkut për të mbrojtur dy tituj kampion të një viti më parë. Turneu për kupën e botës që filloi më 19 prill e ka vënë 19 vjeçarin Kaçi në rrugën, që ai shpreson se do ta çojë drejt titullin kampion bote edhe për disa disiplina të tjera të bilardos ku ai renditet në vendet e dyta dhe të treta. Kolegu ynë Kastriot Haxhiaj bisedoi me Eklent Kaçin para fillimit të turneut botëror në Nju Jork.
Facebook Forum