Bashkimi Evropian është duke debatuar nëse do të ndërpresë ndihmën ndaj Egjiptit pas javës së shkuar të dhunshme, gjatë të cilës vdiqën të paktën 900 persona. Diplomatë të lartë ishin në Bruksel të hënën për të diskutuar mbi përgjigjen evropiane. Por siç njofton korrespondentja jonë në Londër Selah Hennessy, analistët thonë se rezultati përfundimtar mund të jetë i kufizuar.
Takimi diplomatik në Bruksel shënoi një hap drejt një përgjigjeje evropiane të koordinuar ndaj gjakderdhjes në Egjipt. Të mërkurën, ministrat e jashtëm evropianë do të mbajnë një takim urgjent. Nuk ka patur ende propozime konkrete, por analistët thonë se ndërprerja e programit të ndihmës së Evropës ndaj Egjiptit është një mundësi; mundësia tjetër është ndalimi i dërgimit të të gjitha armëve në Egjipt.
Vitin e shkuar, Bashkimi Evropian premtoi rreth 7 miliardë dollarë ndihmë dhe hua për Egjiptin.
Zoti Shashank Joshi është një analist për Egjiptin në Institutin kërkimor të Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore në Londër. Ai thotë se ndërprerja e ndihmës evropiane nuk do të rezultojë në ndonjë ndryshim të madh.
“Thjesht ndërprerja e ndihmës mbase nuk do të ishte e mjaftueshme dhe mendoj se një mënyrë e ushtrimit të presionit për autoritetet egjiptiane për të ndalur fushatën e tyrë të shtypjes dhe për t’i detyruar të ndryshojnë politikisht, do të ishte vënia e sanksioneve të fuqishme.”
Sipas zyrës egjiptiane të statistikave, shtetet evropiane janë partnerët tyre tregtarë më të mëdhenj. Në vitin 2011, volumi i tregtisë mes tyre arriti mbi 30 miliardë dollarë.
Evropa eksporton gjithashtu mjete luftarake në Egjipt. Për tremujorin e parë të këtij viti, Britania miratoi liçensa për rreth 70 milion dollarë në mjete luftarake, shumica e të cilave ishin për helikopterë ushtarakë. Edhe pse disa nga liçensat janë tërhequr që atëherë, aktivistët po i bëjnë thirrje Britanisë të ndalë tërësisht eksportin e armëve në Egjipt.
Në Shtetet e Bashkuara, për vitin fiskal që fillon në tetor, presidenti Barack Obama ka kërkuar 1,3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Egjiptin.
Zoti Joshi thotë se ndërprerja e ndihmës nga Amerika do të kishte ndikim më të madh, por nuk ka gjasa që Shtetet e Bashkuara të ndjekin shembullin evropian.
“Mendoj se amerikanët nuk po i kushtojnë vëmendje se çfarë bëjnë evropianët, ose kushdo tjetër. Ata janë të shqetësuar vetëm rreth çështjes nëse ndihma e tyre do t’i ndihmojë me situatën, ose nëse do të humbin influencë të rëndësishme me ikjen e gjeneralëve.”
Sot, Arabia Saudite tha se vendet islamike dhe arabe do ta mbështesin Egjiptin nëse perëndimi do t’i ndërpresë ndihmën.
Ushtria egjiptiane rrëzoi nga pushteti presidentin Mohamed Morsi në fillim të korrikut. Brenda disa ditëve, tre vende të Gjirit i premtuan rreth 12 miliardë dollarë udhëheqjes së re për mbështetjen e tyre.
Ndihma perëndimore, thotë zoti Joshi, nuk do të jetë shqetësimi kryesor i Egjiptit. Por ekonomia është ajo që i shqetëson më tepër.
“Efekti i ndonjë ndërprerjeje të ndihmës është zvogëluar nga ndikimi më i gjerë i trazirave politike në ekonomi, tashmë plotësisht e dobësuar prej më shumë se tre vjet që nga rënia e ish presidentit Mubarak, dhe që u keqësua gjatë periudhës së qeverisjes së Morsit. Dhe tani sulmet në qytetet kryesore, dhe në qytetet turistike në Sinai, nënkuptojnë se turizmi është pakësuar në mënyrë drastike.”
Evropianët përbëjnë rreth 70 përqind të industrisë së turizmit egjiptian. Por Gjermania dhe vende të tjera po i paralajmërojnë qytetarët e tyre kundër udhëtimeve të panevojshme.
Nëse paralajmërimet e udhëtimeve do të vazhdojnë gjatë, ato do të kenë një ndikim të madh në ekonominë e Egjiptit thotë zoti Joshi.
Britanikët e rreshtuar për një udhëtim nga aeroporti i Londrës Heathrow thanë se nuk i shqetësonte dhuna e fundit në Egjipt.
“Po, ne po ikim për një javë në Egjipt. I blemë biletat të mërkurën. Kemi ndjekur lajmet rreth trazirave atje dhe jemi pak të shqetësuar, por kemi ndjekur në internet këshillat e dhëna,”thotë një turist.
“Unë kam qenë më parë atje, kam qenë kur ka patur trazira më parë dhe nuk ndodh ndonjë gjë në zonën e Detit të Kuq,” thotë një turist tjetër.
Sipas statistikave të qeverisë egjiptiane, turizmi i vitit 2010 krijoi punësim direkt ose indirekt për një në çdo tetë egjiptianë.