Lidhje

Tiranë: Korrupsioni dhe reforma në drejtësi


Qeveria Rama çeli sot platformën online kundër korrupsionit, si një përpjekje të re ku çdo qytetar mund të denoncojë në mënyrë anonime kërkesat e administratës për rryshfet në çdo sektor ku i ndesh konkretisht.

Platforma stopkorrupsionit.al garanton mbrojtje të plotë për denoncuesit e korrupsionit në administratën doganore, tatimore, hipotekore dhe arsimore, si dhe në çdo fushë tjetër, si policia, mjekësia, ndërsa 4 zyra shtetërore punojnë paralel që ta zgjidhin çështjen korruptive brenda 30 ditësh.

Perpjekjet kunder korrupsionit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Kryeministri Rama deklaroi se qytetarët mund ta denoncojnë korrupsionin në çdo kohë me telefonat celularë që mbajnë në duar, dhe ta kthejnë perceptimin e tyre negativ në një veprim konkret kundër zyrtarëve që u kërkojnë rryshfet.

Shqipëria po kritikohet prej disa vitesh për mosndëshkimin e korrupsionit në administratën e lartë nga gjykatat. Një seri vëzhgimesh nxorrën në pah se edhe vetë gjykatat kanë një nivel të lartë korrupsioni, ndaj bien pre e rryshfeteve dhe presioneve politike.

Shumica socialiste u angazhua për një reformë në sistemin e drejtësisë. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori tha sot se reforma në drejtësi është e domosdoshme.

Reforma në drejtësi dhe antikorrupsion është gjithashtu edhe një temë kryesore e marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Europian, i cili i paraqiti Tiranës 68 rekomandime për të përmirësuar ligjet dhe masat kundër korrupsionit.

Rekomandimet kërkuan ndryshimin e ligjeve mbi konfliktin e interesit, deklarimin e pasurive, si dhe dënimin gjyqësor të korrupsionit. Zbatimi i tyre kërkon sidomos bashkëpunimin e gjithë institucioneve për të dënuar vërtet ata që vjedhin financat publike apo që kërkojnë rryshfete për shërbime publike.

XS
SM
MD
LG