Lidhje

14 të vdekur nga Ebola në Ugandë


Ebola shoqërohet me ethe dhe hemoragji dhe për të nuk ka ndonjë kurë apo vaksinë

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se virusi vdekjeprurës Ebola ka lënë të vdekur 14 njerëz në pjesën perëndimore të Ugandës.

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetsisë në Ugandë, Joakim Saveka, tha se në distriktin Kibale 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit Kampala, janë konstatuar 20 raste.

Për Ebolën që shoqërohet me ethe dhe hemoragji, nuk ka ndonjë kurë apo vaksinë, ajo është tepër infektuese dhe sjell vdekjen shpejt.

Në vitin 2000, Ebola la të vdekur më shumë se 200 ugandezë.
XS
SM
MD
LG