Lidhje

Dëshmitë e zyrtarëve të sigurisë për sulmin ndaj Kapitolit


Dëshmitë e zyrtarëve të sigurisë për sulmin ndaj Kapitolit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:09 0:00

Anëtarët e Kongresit amerikan dëgjuan për herë të parë të martën reagimet e zyrtarëve të lartë të sigurisë lidhur me dështimet e 6 janarit që rezultuan në futjen e turmës së dhunshme në mjediset e Kongresit amerikan. Zyrtarët thanë në dëshmi para senatorëve se ngjarjet e asaj dite ishin rezultat i një numër gabimesh. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson njofton:

Gjashtë javë pas sulmit të dhunshëm në Kapitol, zyrtarë të lartë të sigurisë thanë në dëshmitë e tyre në Kongres se nuk ishin të përgatitur për përmasat e sulmit:

U përgatitëm si duhet për demonstrata masive me gjasa për akte dhune. Por nuk ishim të përgatitur për një sulm të koordinuar të stilit ushtarak ndaj policëve si dhe për marrjen nën kontroll me dhunë të ndërtesës së Kapitolit”, tha Steven Sund, ish-shef i policisë së Kapitolit.

Ndërtesa e Kongresit ka forcën e saj mbrojtëse policore me një buxhet prej 516 milionë dollarësh. Konsultime u zhvilluan edhe me policinë e Uashingtonit dhe autoritetet federale para tubimit që u zhvillua ndërkohë që Kongresi ishte mbledhur për të çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve.

Të gjithë u shprehën shumë të kënaqur se kishim një plan shumë të mirë sigurie që përputhej me informatat e mbledhura nga agjencitë e zbulimit”, tha Paul Irving, ish-shefi i sigurisë për Dhomën e Përfaqësuesve.

Zoti Sund u tha ligjvënësve se do të ishin bërë përgatitje të tjera nëse ai do të ishte vënë në dieni të një paralajmërimi që bëri FBI-ja më 5 janar se ishte rritur rreziku për dhunë.

Si ka mundësi që nuk e more këtë informacion esencial në prag të një ngjarjeje madhore?” pyet Senatori demokrat Gary Peters.

Duhet analizuar ky element: si zhvillohet procesi dhe si duhet bërë më efektiv që të përcillet informacioni i nevojshëm”, tha zoti Sund.

Po ashtu mbetet ende e paqartë arsyeja e vonesës për të thirrur përforcime të Gardës Kombëtare, ndërkohë që zyrtarët japin variante të ndryshme për veprimet e marra.

Më çuditi ngurrimi për të dërguar menjëherë Gardën Kombëtare në Kapitol”, tha shefi në detyrë i policisë së Uashingtonit.

Më shumë se 250 vetë janë nën akuza për rolin në sulmin e 6 janarit. Zyrtarët e sigurisë dalin me të njëjtin konkluzion: sulmi ishte qartazi i koordinuar paraprakisht.

Një numër individësh komunikonin me radio. Pati bashkërendim në përdorimin e elementëve kimikë, si për shembull spërkatëse që përdoret për të përzënë arinjtë. Pa diskutim që besoj se ishin veprime të koordinuara”, tha shefi në detyrë i policisë së Uashingtonit.

Seanca e së martës është fillimi i hetimeve që po zhvillon Kongresi lidhur me sulmin më të rëndë në 200 vjet ndaj ndërtesës së Kapitolit.

Javën e ardhshme pritet të dëshmojnë zyrtarë të Pentagonit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG