Në Prishtinë, ligjvënësi amerikan David Dreier tha sot se marrëdhëniet ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij të Shteteve të Bashkuara janë shumë me rendësi, meqë të dy kanë qëllimet e njëjta për liri, paqe dhe qëndrueshmëri. Ai i bëri këto komente në përfundim të vizitës dyditëshe në Kosovë në krye të një delegacioni të Kongresit amerikan.