Në Kosovë përfaqësuesit politikë shpresojnë për një pajtim rreth marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, që është një nga çështjet që çoi në krizën më të thellë politike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Opozita ngul këmbë se Kosova humbet me këtë marrëveshje, ndërsa qeveria kërkon që marrëveshja të ratifikohet në parlament për t'u hapur rrugën proceseve integruese evropiane.