Në Kosovë, përfaqësues institucionesh vendase e ndërkombëtare thanë sot se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, hap mundësinë e forcimit të paqes së papërmbushur për shkak të çështjeve të pazgjidhura ndërmjet dy vendeve dhe çështjeve të pazgjidhura në veriun e Kosovës. Këto komente u bënë gjatë një debati mbi marrëveshjen nga zbatimi i së cilës, varet edhe përparimi i Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane.