Në Prishtinë, ligjvënësi amerikan David Dreier tha sot se marrëdhëniet ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij të Shteteve të Bashkuara janë shumë me rendësi, meqë të dy kanë qëllime të njëjta për liri, paqe dhe qëndrueshmëri. Ai i bëri këto komente në përfundim të vizitës dyditëshe në Kosovë në krye të një delegacioni të Kongresit amerikan.