Lidhje

DASH: Sanksionet ndaj Iranit po funksionojnë


DASH: Sanksionet ndaj Iranit po funksionojnë
DASH: Sanksionet ndaj Iranit po funksionojnë

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Thesarit thotë se sanksionet ndërkombëtare që i janë imponuar Iranit për të frenuar programin e tij bërthamor e kanë bërë vendit që të përballet me një mjedis investimesh të pashpresë.


Nënsekretari amerikan i shtetit për terrorizmin dhe zbulimin financiar, Stuart Levey thotë se sanksionet i kanë bërë institucionet financiare, kompanitë e sigurimeve dhe ato të energjisë të mos investojnë në Iran.


Ai i bëri këto komente në një fjalim sot në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.
Zoti Levey thotë se udhëheqja e Iranit ishte befasuar nga shpejtësia, intensiteti dhe përmasat e sanksioneve të kohëve të fundit që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tij kanë vendosur ndaj Iranit. Ai thotë se presioni ndaj Iranit po i jep mundësi diplomacisë që të zgjidhë mosmarrëveshjen bërthamore me Iranin.
Vendet perëndimore dyshojnë se Irani po përpiqet që të zhvillojë armë bërthamore nën pretendimin e një programo për energji civile. Irani e mohon akuzën.

XS
SM
MD
LG