Lidhje

Danimarkë, arrestohen 4 persona për terrorizëm


Danimarkë, arrestohen 4 persona për terrorizëm
Danimarkë, arrestohen 4 persona për terrorizëm

Shërbimi danez i zbulimit thotë se ka arrestuar 4 persona, të cilët po komplotonin për atë që u cilësua si një sulm terrorist ndaj gazetës Jiland-Posten, e cila botoi karikatura të profetit Muhamed, që ngjallën debate. Gazeta daneze ka qenë objekt i sulmeve që nga viti 2005, kur publikoi karikaturat e debatueshme të profetit Muhamed, që shkaktuan protesta të myslimanëve në mbarë botën.

Kreu i agjencisë, Jakob Scharf, i përshkoi disa nga të dyshuarit si “militantë islamikë”. Ai tha se të arrestuarit janë një 44-vjeçar tunizian , një 29-vjeçar me prejardhje libaneze, një azilkërkues irakian dhe një i katërt, origjina e të cilit nuk është e qartë. Zoti Scharf tha se grupi po planifikonte të hynte tek zyrat e gazetës për të vrarë sa më tepër njerëz. Zyrtarët thanë se tre nga personat e arrestuar ishin banorë të Suedisë fqinjë. Policia suedeze tha se ka arrestuar një person të pestë, qytetar suedez me origjinë tuniziane, që mendohet se ka qenë pjesëtar i grupit komplotues.

Kryeministri i Danimarkës, Lars Loke Rasmusen citohet nga Associated Press të ketë thënë se “ishte shokuar” nga lajmi, por shtoi se terrorizmi nuk mund ta detyrojë vendin të ndryshojë vlerat. Të dyshuarit do të paraqiten nesër në një seancë paraprake, ku do t’u bëhen të njohura akuzat për përpjekje për kryerjen e një akti terrorist.

XS
SM
MD
LG