Intervistë e Senatorit demokrat Ben Cardin me gazetaren e shërbimit serb të Zërit të Amerikës, Milena Djuridic
VOA: Në një koment tuaj të fundit keni thënë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për agresionin. Referuar presidentit të zgjedhur Donald Trump, komenteve të tij gjatë fushatës, a mendoni se ai gati të ngrihet ndaj Rusisë?
Senatori Cardin: Rusia ka sulmuar Shtetet e Bashkuara. Nëse është një sulm nga ajri apo nga interneti, me sulme kibernetike, është gjithësesi një sulm. Dhe kjo kërkon një përgjigje! Ata qartësisht u përpoqën të kompromentojnë integritetin e zgjedhjeve tona dhe kjo gjithashtu kërkon përgjigje. Rusia është ende e angazhuar aktivisht në Ukrahinë, duke shkaktuar trazira dhe humbje në jetë njerëzish. Ata ende kontrollojnë Krimenë, veprim që shkel ligjin ndërkombëtar. Ajo çfarë po bëjnë në Siri, siç ka thënë dhe Sekretari i Shtetit Kerry, ngre pyetje për bashkëfajësi në më shumë krime. Ata duhet të mbajnë pergjegjësi!
VOA: Çfarë qëndrimi mendoni se duhet të mbajë administrata amerikane ndaj kësaj sjellje të Rusisë ?
Senatori Cardin: Ka mjete që mund të përdoren tani nga presidenti Obama dhe presidenti i zgjedhur Trump, për t’i dhënë një lloj përgjigje proporcionale Rusisë për aktivitetin e saj. Ne po punojmë me partnerët tanë evropianë dhe kështu duhet të vazhdojmë në mënyrë që të ketë sanksione efektive ndaj Federatës Ruse.
Unë mendoj se i duhen dhënë mjete shtesë administratës së re, në mënyrë që ata të vënë në shënjestër llojet e ndryshme të aktiviteteve kibernetike, që të vihen përgjegjës njerëzit e përfshirë në këto lloj aktivitesh. Ka mjete sesi kjo mund të arrihet.
VOA: A ka një mbështetje nga të dyja partitë në Kongres për këto masa për të cilat ju flisni?
Senatori Cardin: Nuk ka asnjë dyshim që demokratët dhe republikanët e ndajnë këtë shqetësim. Së fundmi pamë senatorin John McCain (republikan) që foli për një shqetësim të ngjashëm në një forum ndërkombëtar, senatori Lindsey Graham ((republikan) tha gjithashtu se do të ndërmarrë masa financiare. Pra ka senatorë në të dyja krahët të interesuar të ndërmarrin veprime kundër Rusisë.
VOA: A jeni optimist se këto veprime kundër Rusisë do të ndërmerren gjatë administratës se re?
Senatori Cardin: Mendoj se Amerika ka nevojë të udhëheqë. Kur ne udhëheqim pjesa tjetër e botës kushton vëmendje dhe ne mund të gjejmë llojin e duhur të përgjigjes ndërkombëtare. Shpresoj që Rusia do të kuptojë se duhet të ndryshojë politikën e saj të ndërhyrjes tek vendet e tjera.
VOA: Aleanca e NATO-s ndodhet në kufijtë lindorë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. A prisni të njëjtin angazhim dhe nga administrate e re?
Senatori Cardin: Në fakt atë që Rusia po bën në rajon po e bën përtej rajonit dhe vendet që janë më pranë ndjejnë kërcënimin lidhur me sigurinë e kufijve. Stërvitjet e fundit tregojnë se Amerika dhe NATO qëndrojnë bashkë përkrah miqve tanë në rajon. Ndërkohë ajo çfarë Rusia po bën me vendet Balltike, atë që bëri në Amerikë tregon se po përpiqet të influencojë integritetin e institucioneve demokratike. Dhe me këtë duhet të përballemi! Unë kam sygjeruar që duhet të ketë një udhëheqje amerikane dhe një përgjigje ndërkombëtare për të garantuar ndihmë për institucionet demokratike në vendet e rajonit, që ato të mund të mbrojnë vendin e tyre ndaj veprimeve të Rusisë.
VOA: Çfarë ndodh nesë SHBA tërhiqet prej angazhimeve ndaj vendeve Balltike, ndaj NATO-s. Ne i dimë komentet e presidentit të zgjedhur të bëra gjatë fushatës. Çfarë duhet të presim nga administra e re lidhur me angazhimin në kuadër të NATO-s?
Senatori Cardin: Askush nuk mund të parashikojë me përpikmëri sesi do të sillet administrate e zotit Trump. Çfarë me jep mua besim është se Kongresi do të ushtrojë përgjegjësinë e tij. Kongresi ka përgjegjësinë të vendosë objektivat dhe besoj se presidenti Donald Trump do të marrë miratimin e të dyja palëve në kongres për politikat e tij që Amerika të ruajë rolin e saj të udhëheqësit në botë në mbrotje të vlerave dhe institucioneve demokratike që janë të rëndësishme për ne.
VOA: Cfarë pritet të ndodhë me zgjerimin e NATO-s? Presidenti rus ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa në përgjigje të zgjerimit? Mali i Zi është në prag të anëtarësimit, çfarë pritet të ndodhë më pas?
Senatori Cardin: Rusia u përpoq të ndërhyjë lidhur me çështjen e Malit të Zi, të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare të këtij vendi. Mali i Zi është gati për hyrjen në NATO. Kam shpresë që Amerika dhe vendet e NATO-s do ta pranojnë.
VOA: Në fakt protokolli i anëtarësimit është në Senat, a mendoni se administrata e zotit Trump do ta pengojë në ratifikimin e saj?
Senatori Cardin: Është e vështirë të thuhet. Koha që Senati i tanishëm ta miratojë është e kufizuar. Në se nuk e shqyrtojmë tani anëtarësimin, këtë mund ta bëjmë me kongresin e ri.
Nuk dua të paragjykojë atë çfarë do të bëjë administra e re, por Mali i Zi është gati dhe integrimi i plotë në Bashkimin Evropian do të thotë integrim i plotë në NATO.
VOA: Ka ndonjë shqetësim se administrata Trump do ta shtyjë vendimin për këtë çështje?
Senatori Cardin: Nuk do të përpiqem të parashikoj atë çfarë do të bëjë presidenti Trump. Por mund t’u them se është në interesin e sigurisë sonë kombëtare të kemi një aleancë të fortë në kuadër të NATO-s dhe kjo do të thotë ta forcosh atë. Pra që kur një vend është gati t’i bashkohet, ne duhet të ecim përpara me protokollet e pranimit.
VOA: Siç ju e thatë Rusia po sillet në mënyrë shumë agresive në Malin e Zi duke ndërhyrë tek zgjedhjet. Çfarë do të ndodhë me vendet e Ballkanit në kuadër të këtij qëndrimi rus dhe ardhjes së administratës së re amerikane?
Senatori Cardin: Udhëheqja amerikane është shumë e rëndësishme për t’i qëndruar këtry veprimeve agresive. Rusia është në krye të listës së vendeve që shkelin ligjet ndërkombëtare. E dimë çfarë ka bërë në Ukrahinën, e dimë çfarë po vazhdon të bëjë në Moldavi, në Gjeorgji kur bëhet fjala për çështje territoriale. Pra është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të luajnë rolin e udhëheqësit duke punuar me aleatët europianë për të parandaluar Rusinë të ndërhyjë në integritetin territorial të çdo vendi dhe tek institucionet demokratike të tyre nëpërmjet asaj që bëjnë, sulmeve kibernetike, apo burimeve të tyre financiare.
VOA: Sa i rëndësishëm është sipas jush miratimi nga Kongresi amerikan, i ligjit të njohur si “Akti Magnitsky” për t’i mbajtur përgjegjës zyrtarët rusë?
Senatori Cardin: Akti Magnitsky ka funksionuar. I ka treguar Rusisë se kur nuk merr masa ndaj shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, atëherë do të ndërhyjë komuniteti ndërkombëtar. Nuk ishin vetem Shtetet e Bashkuara, por edhe Evropa që ka vënë saksione ndaj personave që kanë patur lidhje me tragjedinë në Magnitsky. Këto mjete duhet të jenë për përdorim botëror. Shkelësit e të drejtave të njeriut, nuk do të lejohen të depozitojnë në SHBA apo në vende të tjera “frutet” e aktiviteteve të tyre, dhe nuk do të kenë mundësi të futen në këto vende. Këto janë privilegje që ne duhet t’i bëjmë shumë të qarta. Nuk duhet të lëmë të dhunohen ligjet ndërkombëtare dhe standartet e të drejtave të njeriut.
VOA: Ju keni jeni një nga njerëzit e angazhuar në mbrotje të të drejtave të njeriut në vendet e tjera. Kohët fundit në Amerikë ka patur mjaft krime që kanë patur si motiv urrjetjen. Si do të mbrohen të drejtat e njeriut në Amerikë?
Senatori Cardin: Duhet të na udhëheqin vlerat amerikane. Të luftojmë për qeverisje të mirë, të luftojmë korrupsionin. Protestat në Ukrahinë u bazuan në dyshimet për korrupsion nga ana e qerisë. Ne duhet të ngrihemi për të mbrojtur vlerat universale të të drejtave të njeriut. Vendet duhet të respektojnë të drejtat e qytetarëve të tyre, kjo është baza e Marrëveshjeve të Helsinkit, e Organizatës per Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Që të kesh një vend të fortë, më shumë sesa mbrotja e kufijve dhe të paturit e një ekonomie të shëndetshme, kusht është gjithashtu respektimi i drejtave të qytetarëve të tu. Dhe kjo është një çeshtje që Amerika duhet ta tregojë me udhëheqjen e saj ndërkombëtare.