Në Kosovë, onkologët thonë se vetëm gjatë vitit 2015 janë regjistruar rreth 800 raste të reja të të sëmurëve me kancer që janë trajtuar në institucione, por, nuk dihet numri i saktë i të gjitha atyre që vuajnë nga kjo sëmundje. Autoritetet thonë se një rëndësi e veçantë po i kushtohet programeve për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të rasteve të kancerit.