Lidhje

Bullgari, bastiset shtypshkronja e parave falso


Autoritetet bullgare bastisën të hënën një shtypshkronjë që prodhonte para të falsifikuara dhe konfiskoi kartmonedha euro dhe dollarë me vlerë prej më shumë se 14.3 milionë dollarësh, tha ministria e brendshme.

Forcat speciale për luftën kundër krimit të organizuar sulmuan hynë në bodrumin e një hoteli në vendpushimin Slanchev Bryag të Detit të Zi dhe konfiskuan kartmonedha me prerje 100 dhe 500 euro si dhe 50 dollarë, sipas ministrisë.

Bastisjet kryhen pas një hetimi 10-mujor të mbështetur nga Europoli dhe zbulimi i SHBA.

Shtypshkronja kishte pajisje të sofistikuara dhe prodhonte kartmonedha të cilësisë së lartë, thanë prokurorët që mbikqyrnin operacionin, duke shtuar se katër persona ishin arrestuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG