Policia britanike thotë se kanë arrestuar një grup personash që vodhën më shumë se 2 milion dollarë nga banka Barclay në muajin prill, duke manipuluar sistemin kompjuterik të një dege të kësaj banke.
Zyrtarët thonë se personat, të moshave ndërmjet 24 dhe 47 vjeç, u arrestuan dje dhe sot. Ata janë akuzuar për vjedhje në bashkëpunim dhe mashtrim bankar.
Personat akuzohen se e realizuan vjedhjen e parave me një pajisje të vendosur në një kompjuter brenda një dege të Barclay-t në Londër. Sipas autoriteteve, pajisja ishte instaluar nga një person që ishte paraqitur atje si inxhinjer sistemesh IT.