Lidhje

Brazil: Zjarri në muze, nën kontroll


Një zjarr masiv që përfshiu muzeun më të vjetër të Brazilit është "pothuajse nën kontroll", tha sot një zëdhënës i zjarrfikësve. Roberto Robadey tha se do të duhen edhe disa orë të tjera për të shuar plotësisht flakët.

Muzeu Kombëtar 200-vjeçar përmbante 20 milionë objekte arti.

Presidenti brazilian Michel Temer tha se humbjet janë "të pallogaritshme," duke shtuar: "Kjo është një ditë tragjike për Brazilin. 200 vjetë punë, kërkime dhe njohuri janë zhdukur."

Muzeu përmbante më shumë se 20,000 artikuj që lidheshin me historinë e Brazilit dhe vendeve të tjera dhe artikuj të shumtë nga familja mbretërore e Brazilit.

Nuk ka patur viktima nga zjarri që filloi pas mbylljes së muzeut.

Zjarrfikësit u zmbrapsën fillimisht në përpjekjen e tyre për ta vënë zjarrin nën kontroll pasi dy hidrantët më të afërt ishin bosh. Një zëdhënës i zjarrëfiksave tha se një kamion u desh të dërgohej për të marrë ujë nga një liqen aty pranë.

Përveç objekteve braziliane, Muzeu Kombëtar në Rio de Janeiro kishte artifakte egjiptiane dhe greko-romake, fosile dhe skeletin më të vjetër njerëzor në Amerikë.

Muzeu Kombëtar është i lidhur me Universitetin Federal të Rio de Janeiro.

Zyrtarët e muzeumit thanë se kishin përfunduar marrëveshjet për financimin e instalimit të një sistemi të parandalimit të zjarrit vetëm disa ditë më parë.

XS
SM
MD
LG