Për të moshuarit, qëndrimi për një kohë të gjatë ulur në kolltuk duke parë televizor, në vend të ushtrimeve fizike mund të shkaktojë tkurrjen e trurit, sipas një studimi të ri.
Studjuesit e Shkollës Mjekësore të Universitetit të Bostonit zbuluan se persona të rritur të moshës mesatare pësuan humbje të volumit të trurit pas 20 vjet jete me një stil sedentar. Studimi u botua në revistën mjekësore “Neurology”.
“Zbuluam se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes të qënit jo aktiv fizikisht dhe volumit të trurit pas disa dekadash: studimi tregoi se plakja e trurit u përshpejtua tek ata persona që nuk merreshin me ushtrime fizike”- tha autorja e studimit, Nicole Spartano e Shkollës së Mjeksësisë, në Universitetin e Bostonit.
Në studim u përfshinë mbi 1 mijë e 500 persona, mesatarisht të moshës 40 vjeçare, të cilët nuk ishin të prekur nga demenca, apo nga sëmundjet e zemrës.