Bjellorusia nuk kërkon konfrontim me Poloninë, por dëshiron që Bashkimi Evropian të marrë rreth 2 mijë migrantë që ndodhen në kufijtë e tij, tha sot Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, pasi Polonia paralajmëroi se tensionet e shkaktuara nga kriza e migrantëve mund të përshkallëzohen.
Bashkimi Evropian e akuzon Bjellorusisë se ka sjellë me mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe i dërgon në BE përmes Polonisë, Letonisë dhe Lituanisë, në shenjë hakmarrje ndaj sanksioneve që Brukseli i vuri këtij vendi. Minsku i mohon akuzat.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki paralajmëroi dje se kriza e migrantëve mund të jetë “parathënie e diçkaje shumë të rëndë”. Presidenti bjellorus u citua nga media shtetërore vendase të ketë thënë se ai nuk dëshiron përshkallëzimin e situatës.
“Duhet t’u tregojmë polakëve se ne nuk jemi barbarë, ne nuk duam konfrontim. Ne e kuptojmë se nëse tensionet shtohen, lufta bëhet e pashmangshme dhe kjo do të ishte një katastrofë, ne e kuptojmë këtë dhe nuk duam përshkallëzim”, tha presidenti bjellorus.
Javën e kaluar Komisioni Evropian dhe Gjermania refuzuan publikisht kërkesën e Bjellorusisë që BE-ja të pranojë 2 mijë migrantë që janë në kufi.
Facebook Forum