Lidhje

Bisedimet Kosovë-Serbi, raundi i katërt më 17-18 maj


Вхід та вихід зі скверу контролюють скульптури блакитнооких янголят на подушках.
Вхід та вихід зі скверу контролюють скульптури блакитнооких янголят на подушках.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, do të takohen më 17 dhe 18 maj në raundin e katërt të bisedimeve për çështjet e interesit të përbashkët. Kësaj radhe planifikohet të hapen çështjet e personave të zhdukur, të trashëgimisë kulturore dhe njohjes së diplomave shkollore dhe universitare.

Para këtij raundi, pritet që në Kosovë të qëndrojë edhe shefi i delegacionit të Serbisë, Borko Stefanoviç, ndërsa autoritetet e Prishtinës thanë se janë të gatshme të takohen dhe të diskutojnë me të rrjedhën e bisedimeve.

Sot ndërkaq, çështja e bisedimeve me Serbinë do të jetë temë debatesh në Parlamentin e Kosovës.

Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Besim Abazi.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG