Lidhje

Besim Ndregjoni uron Zërin e Amerikës me rastin e 70 vjetorit



70 vjetori i Zërit të Amerikës më jep kënaqësinë dhe privilegjin, që në emër të familjeve fisnike antikomuniste shqiptare, në emër të mijëra e mijëra qytetarëve që u sakrifikuan për të drejtën e fjalës, për një sistem demokratik, të uroj këtë media të madhe botërore, këtë media tek e cila gjatë 50 viteve të regjimit komunist ne shqiptarët besonim siç besonim në Zot; besonim në Zot dhe fshehtas kryenim ritet e faljes ndaj tij; po ashtu fshehtas dëgjonim këtë zë, këtë zë të lirisë, këtë zë të fjalës. …!

Sot, në emër të atyre familjeve, në emër të të gjithë atyre ish qytetarëve shqiptarë që u përndoqën nga një regjim komunist terrorist, unë përulem me respektin më të thellë, me nderim më të madh ndaj të gjithë gazetarëve që sakrifikuan jetën e tyre për të vërtetën, për lirinë dhe për demokracinë… ashtu siç përulem edhe përpara bashkëkombasve të mi, të cilët dhanë jetën vetëm së dëgjuan Zërin e Amerikës. ..!

Unë ndjej një kënaqësi të veçantë që të përshëndes në këtë 70 vjetor këtë radio të fuqishme të fjalës së lirë, të së vërtetës, të demokracisë, por edhe të shpreh respektin dhe mirënjohjen e thellë për gjithë stafin e Zërit të Amerikës e në veçanti për ata shqiptarë që patën fatin dhe privilegjin të punojnë në këtë media të fuqishme të lirisë së fjalës dhe demokracise botërore…!

Unë me gjithë shqiptarët kudo që jemi e ndjekim Zërin e Amerikës, thjesht jo vetëm se duhet ta ndjekim këtë radio, këtë media, por sepse ajo na trimëron, na bën të përgjegjshëm, për të ruajtur vlerat e lirisë, vlerat e demokracisë, ndaj për ne shqiptarët Zëri i Amerikës është bashkëudhëtari besnik në veprimtarinë tonë të zhvillimeve demokratike…!

Edhe njëherë ndjej privilegjin të uroj Zërin e Amerikës në 70 vjetorin e daljes së saj për herë të parë në mediat botërore, edhe një herë përulem me respektin më të madh për veprën e tyre, për kontributin e tyre, në zhvillimet e demokracisë në të gjithë vendet e botës ku nuk pati liri, ku nuk pati demokraci, ku pati shkelje të lirive e të drejtave të njeriut..

Urime Zëri i Amerikës…!

XS
SM
MD
LG