Kuba ka pranuar ftesën e Bashkimit Evropian për të filluar bisedimet për përmirësimin e marrëdhënieve.
Ministri i Jashtëm kuban Bruno Rodrigez tha se Kuba është e gatshme të diskutojë gjendjen e të drejtave të njeriut në kuadër të diskutimeve që mund t’i japin fund marrëdhënies së njëanëshme me Evropën.
Zyrtarët e BE-së thanë muajin e kaluar se blloku evropian do të kërkonte përmirësimin e marrëdhënieve me Kubën për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik. Por ata paralajmëruan se do të kërkonin përparim më të madh në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive civile.
Ministri kuban Rodrigez tha se diplomatët kubanë do të punojnë me zyrtarët e Bashkimit Evropian për të sqaruar hollësitë dhe datat e negociatave.