Lidhje

Autizmi, sa ndikon gjenetika dhe mjedisi?


Autizmi, sa ndikon gjenetika dhe mjedisi?
Autizmi, sa ndikon gjenetika dhe mjedisi?

Autizmi është një sëmundje që prek aftësitë e personit për të komunikuar me të tjerët. Studiuesit nuk e dinë shkakun e kësaj sëmundjeje, por ata dyshojnë se faktorë gjenetikë dhe të mjedisit mund të ndikojnë. Vidushi Sinha e Zërit të Amerikës sjell hollësi rreth një studimi të ri, i cili lidh rrezikun e autizmit me periudhën mes dy shtatzanive.

Gratë, që mbeten shtatzanë pak kohë pas lindjes së fëmijës së parë shtojnë mundësitë e autizmit tek fëmija e dytë, thuhet në një studim të Universitetit Kolumbia.

Autorët e studimit shqyrtuan gjendjen shëndetsore të më shumë se 500 mijë fëmijëve të dytë dhe kohën mes shtatzanisë së pare dhe mbetjes shtatzanë me fëmijën e dytë. Dr. Thomas Frazier nuk mori pjesë në studim, por ai është ekspert mbi autizmin në Klinikën e Klivlandit.

"Nëse fëmija e dytë lindi brënda 12 muajsh pas lindjes së parë, fëmija e dytë kishte më shumë mundësi të prekej nga autizmi".

Madje mundësitë mund të jenë edhe 3 herë më të mëdha. Për fëmijët, nënat e të cilëve mbetën shkatzanë 1 deri në 2 vjet pas lindjes së parë, studiuesit arritën në përfundimin se ata kishin 1.25 herë më shumë të ngjarë të diagnostikoheshin me autizm.

Studiuesit thonë se arsyeja e mundshme për këtë rrezik të madh është se trupi i gruas mund të ketë nivele më të ulëta të vlerave ushqimore pas lindjes së parë ose mund të ketë lidhje me nivelet më të larta të stresit pas shtatzanisë së parë. Sipas autorit kryesor të studimit, nevojiten më shumë studime për të konfirmuar këtë lidhje. Dr. Frazier është dakord.

"Ekzistojnë mundësi të shumta, sepse kemi të bëjmë me një mjedis shumë kompleks. Ne na duhet të shqyrtojmë shumë faktorë dhe prova si një detektiv, që përpiqet të gjejë shkakun, që çon në këtë efekt".

Statistikat e Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se djemtë ka më shumë të ngjarë të preken nga autizmi se sa vajzat. Kjo qendër llogarit se autizmi i niveleve të ndryshme mund të prekë një në çdo 110 fëmijë amerikanë.

XS
SM
MD
LG