Austria vendosi t’i mbyllë dyqanet, restorantet dhe mjediset e tjera publike para festës së Krishtlindjes, në një nga masat më të rrepta kundër Covid-19 në Evropën Perëndimore gjatë muajve të fundit.
Vendimi u prit me reagime të ashpra, ndërsa dhjetra mijëra banorë dolën në rrugë duke fajësuar qeverinë se nuk ka bërë sa duhet për të shmangur valën e fundit të infeksioneve që po përhapet në Evropë.
Duke filluar nga e hëna, 9 milionë austriakët nuk lejohet të dalin jashtë me përjashtim të atyre që duhet të shkojnë në punë, për të blerë sende jetike, apo për ushtrime fizike.
Austria po ashtu do t’i bëjë vaksinat të detyrueshme duke filluar nga 1 shkurti, duke iu bashkuar kështu Vatikanit, si vendi i vetëm në Evropë me një kërkesë të tillë.
Dy vjet pas fillimit të pandemisë, një valë e re infeksionesh po përhapet në Evropë, duke detyruar disa vende të rivendosin kufizimet, shpesh duke zgjedhur të ndalojnë të pavaksinuarit nëpër bare e restorante. Por që pas fillimit të fushatës së vaksinimeve, asnjë vend nuk ka kaluar në mbyllje totale.
Gjatë verës, ish kancelari Sebastian Kurz e shpalli pandeminë të përfunduar.
Por rënia e numrit të vaksinimeve, si dhe shtimi i rasteve dhe vdekjeve, e detyroi qeverinë t’I tërhiqte këto vlerësime të guximshme.
Pas fillimit nga detyra në tetor, kancelari i ri Alexander Schallenberg e kritikoi si “turpshmërisht shumë të ulët” shkallën e vaksinimit, që ishte 66 për qind, krahasuar me Francën 75 për qind dhe i ndaloi të pavaksinuarit të hyjnin në mjedise publike.
Facebook Forum