Lidhje

Australia dy vjet larg provave në njerëz për syrin bionik


Australia dy vjet larg provave në njerëz për syrin bionik
Australia dy vjet larg provave në njerëz për syrin bionik

Shkencëtarët Australianë thonë se janë vetëm dy vjet larg nga fillimi i provave në njerëz të një syri bionik. Shkencëtarët mendojnë se mikroprocesori i ri që kanë zhvilluar është hallka lidhëse që u ka munguar për zhvillimin e një sistemi bionik për të verbërit. Puna për këtë pajisje filloi 10 vjet më parë.

Vetëm për zhvillimin e mikroprocesorit, shkencëtarëve iu desh të punojnë një vit. Kjo është ide e profesorit Greg Suanis dhe kolegëve të tij në Universitetin e New South Wales të Australisë.

Doktor Suaning e pranon se rezolucioni i pamjes me këtë mikrocesor nuk është i lartë, por do t’u kthejë shikimin shumë pacientëve që aktualisht nuk shohin ose e kanë të dëmtuar sistemin e të parit.

Mikroprocesori ka një madhësi prej 5 milimetrash katrorë dhe puna e tij është të ndihmojë trurin të interpretojë mesazhet e e dërguara nga një kamera ose aparat fotografik.

Një kamera e vogël e vendosur në një palë syze kap imazhin dhe ia dërgon atë atë mikroprocesorit të implantuar në sy. Mikroprocesori tani duhet t’i nënshtrohet provave në laborator dhe nëse çdo gjë ashkon mirë, eksperimentet në njerëz pritet të fillojnë aty nga viti 2013.

XS
SM
MD
LG