Nerina Pallot, është një artiste, që spikat më tepër se sa zëri i saj, për hartimin e teksteve të këngëve të ndryshme. Kënga e saj e fundit është “ I don’t want to go out”. Ndërkaq ish pjestarja e grupit Destiny Child, Kelly Rowland, po kryeson klasifikimet muzikore me këngën e saj të fundit, “When love takes over”.
“When love takes over’ është kënga më e re e këngëtares australiane Kelly Rowland. 5 herë fituese e çmimeve Grammy, ajo thotë se me këtë këngë, ajo ka gjetur vendin e saj në muzikë. Kënga, e kompozuar nga DJ David Gueta, po renditet në krye të klasifikimeve amerikane.
Rouland thotë se të realizoje këtë këngë, ishte e guximshme nga ana e saj, por suksesi i saj do të ndikojë në albumin pasardhës që do të hidhet në treg gjatë stinës së verës.
“Mendoj se pa ndërrmarë rrezikun nuk mund të shohësh se si do të jetë e ardhmja jote në krijimtari. Kënga “ When love takes over”, ishte diçka e re, për të cilën kam punuar shumë dhe mendoj se kam për çfarë të ndjehem mirë”, thotë ajo
Një bashkëpunim i mundshëm i saj me këngëtarin e njohur Michael Buble, po qarkullon nëpër faqe të ndryshme të internetit. Por vetë këngëtarja thotë:
“Bëhet fjalë për një këngë të grupit Bee Gees, dhe kur flitet për një material të tillë, patjetër duhet të mendohesh mirë sepse ose duhet bërë një punë e mirë, ose nuk duhet bërë fare”.
Ish pjestarja e grupit destiny Child, thotë se tashmë është krejtësisht e përqëndruar tek realizmi i albumit të ri, i cili do të jetë ndryshim cilësor nga albumi i mëprshëm. 29 vjeçarja Rowland, thotë se ajo mezi po pret që njerëzit ta dëgjojnë albumin e saj.
******
Nerina Pallot, është një artiste, që spikat më tepër se sa zëri i saj, për hartimin e teksteve të këngëve të ndryshme. Ajo ka shkruar 6 këngë për albumin e ardhshëm të Keli Minogue, si dhe ka shkruar këngë për ish konkurrenten e programit “X Factor”, Diana vikers.
“Ajo që bëj është një punë intensive. Shkruaj rreth 4 këngë në ditë, për një muaj rresht. Në fakt jo të gjitha janë të mira. Le të themi se një në 5 këngë ia vlen, por ndërkohë, unë punoj me vargjet dhe muzikën për të arritur atë që duhet në një tekst kënge”.
Kënga e saj e fundit është “ I don’t want to go out”. Në lidhje me frymëzimin për krijimin e tekstit të kësaj kënge ajo thotë:
“Jemi të gjithë të ndikuar nga situata, ku lajmet ekonomike, rënia ekonomike, janë pjesë e jetës sonë. Është një ndjesi ku nuk do të blesh asgjë, kur do thjesht të rrish në shtëpi. Pikërisht këtë ndjesi doja të bëja publike me këngën time”.
Kënga ”Nuk dua të dal” aktualisht ka dalë në tregun muzikor.