Lidhje

"Gazetarët pa Kufij" shpreh shqetësime për gjendjen e gazetarëve në Kosovë


Organizata ndërkombëtare "Gazetarët pa Kufij" ka shprehur sot shqetësimin atë që e identifikon si valë kërcënimesh ndaj gazetarëve në Kosovë. Organizata ndërkaq e cilëson si të papranueshëm dhe shqetësues faktin se organet e rendit nuk veprojnë në raste të tilla. Këtyre shqetësimeve u janë bashkuar sot edhe organizatat vendase të gazetarëve, ndërsa policia thotë se kërcënimet ndaj gazetarëve trajtohen rregullisht. Organizatat ndërkombëtare, deri tani e kanë radhitur Kosovën në grupin e vendeve me liri të pjesshme të fjalës.

XS
SM
MD
LG