Lidhje

Arrestohet një serb në Mitrovicë, bashkëkombësit e tij hidhen në protesta


Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në veri, nën dyshimet për përfshirje në një incident të dëmtimit të pronës se policisë.

Sipas autoriteteve, Jovia Milkoviç, i lindur në vitin 1975, është arrestuar nën dyshimin se ishte përfshirë në shkatërrimin e një postblloku të policisë në pjesën veriore të Mitrovicës, në muajin prill të këtij viti.

Shkatërrimi i postblokut kishte pasuar përpjekjet e policisë për vendosjen e një pikë të përhershme kontrolli në një lagje me popullsi të përzier në veriun e Mitrovicës, pas një incidenti në të cilin humbi jetën një shqiptar.

Arrestimi i sotëm, nxiti reagime të banorëve serbe, grupe të të cilëve u hodhën në protesta duke bllokuar për disa orë lëvizjen e makinave dhe njerëzve në lagjen ku ka ndodhur arrestimi.

Veriu i Kosovës i banuar me shumicë serbe vazhdon të jetë skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës dhe në atë zonë edhe më tej nuk njihen e nuk pranohen institucionet e Prishtinës.

XS
SM
MD
LG