Në Nju Jork po mbahet këto ditë Festivali i Filmit Shqiptar, i cili nxjerr në pah arritjet e kinematografisë artistike dhe dokumentarë, që tregojnë jo vetëm aspekte të jetës së shqiptarëve në të gjitha vendet ku jetojnë në Ballkan, por edhe e shohin botën shqiptare nga një distancë kohore, kulturore dhe historike. Rezultati është një mozaik i pasur personazhesh dhe temash. Keida Kostreci e Zërit të Amerikës intervistoi drejtorin artistik të festivalit, Ariot Myrtaj.