Këngëtarja Aretha Franklin, zëri i fuqishëm i së cilës e bëri atë të njihej si "mbretëresha e muzikës soul" vdiq të enjten në moshën 76 vjeçare. Këngëtarja e famshme, fituese e 18 çmime “Grammy” dhe me rreth 25 disqe të arta, vdiq në shtëpinë e saj në Detroit, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Babai i Aretha Franklin-it ishte predikues në kishën Baptiste të Detroid-it dhe këngët e ungjillit që ajo dëgjonte në kishën e tij, përbënin bazën e muzikës së saj.
Ajo kishte një zë unik, emocional dhe të fuqishëm që e vendosi në krye të muzikës soul të viteve 1960 së bashku me Otis Redding, Sam Cooke dhe Wilson Pickett.
Aretha Franklin pati kënduar në funeralin e udhëheqësit, të të drejtave civile Martin Luther King, si dhe në ceremonitë për inaugurimin e presidentëve Barak Obama dhe Bill Clinton.
Facebook Forum