Lidhje

Amnesty International kërkon drejtësi për vrasjet e 10 shkurtit 2007 në Kosovë


Amnesty International kërkon drejtësi për vrasjet e 10 shkurtit 2007 në Kosovë
Amnesty International kërkon drejtësi për vrasjet e 10 shkurtit 2007 në Kosovë

Amnesty Internatiobal kërkon drejtësi për vrasjet e 10 shkurtit 2007 në Kosovë.

Organizata ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut Amnesty International i bëri thirrje sot komunitetit ndërkombëtar në Kosovë që të ofrojë drejtësi për familjet e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit të vrarë në protestat e 10 shkurtit të vitit 2007 në Prishtinë.

Të dy ata humbën jetën gjatë ndërhyrjes së policisë së Kombeve të Bashkuara për të shpërndarë protestat e lëvizjes Vetëvendosje e cila kundërshtonte negociatat për statusin politik të Kosovës. Hetimet, të cilat u drejtuan nga prokurori amerikan Robert Dean, vërtetuan se ata ishin qëlluar më plumba gome nga pjesëtarët rumunë të policisë së UNMIK-ut. Mirëpo, policët u kthyen në Rumani para përfundimit të hetimeve.

Amnesty International tërheq vërejtjen se nuk janë hapur hetime të pavarura lidhur me vrasjet dhe plagosjet e asaj dite, ndërsa hetimet e një prokurori ushtarak rumun janë mbyllur pa identifikimin e autorëve.

Amnesty International thekson se për pesë vjet me radhë familjet e të vrarëve kërkojnë drejtësi dhe i bënë thirrje Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë që fillojnë një hetim të paanshëm dhe të pavarur.

Mungesa e vazhdueshme e hetimeve të efektshme është shkelje e të drejtave themelore të njeriut, përfshirë të drejtën për jetë, thuhet në reagimin e Amnesty International.

XS
SM
MD
LG