Lidhje

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, thirrje që të respektohet vendimi i Kushtetueses


Ambasada e SHBA-së në Kosovë, thirrje që të respektohet vendimi i Kushtetueses
Ambasada e SHBA-së në Kosovë, thirrje që të respektohet vendimi i Kushtetueses

Ambasada amerikane në Prishtinë u bëri thirrje deputetëve të parlamentit të Kosovës të mbajnë parasysh obligimin e tyre për të marrë pjesë në procedurat për formimin e institucioneve kushtetuese të Kosovës.

Duke iu referuar opinionit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli jo kushtetues zgjedhjen e presidentit të Kosovës nga parlamenti, Ambasada tha sot se është me rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit në Kosovë që vendimet e Gjykatës të respektohen si në praktikë, po ashtu edhe në teori.

Në komunikatën e saj, ambasada shpreh besim se ata deputetë, të cilët kërkuan mendimin e Gjykatës lidhur me seancën e 22 shkurtit, kanë detyrim të posaçëm politik dhe moral që të respektojnë të gjitha aspektet e mendimit të shumicës së Gjykatës.

“Kosova, thuhet në komunikatë, gjendet në një çast kritik në historinë e saj të re dhe nuk mund t’ia lejojë vetes një paralizë institucionale dhe politike nëse deputetët që kërkuan mendimin e gjykatës nuk e respektojnë atë.”

XS
SM
MD
LG