Lidhje

Analisti Alibali: Një reformë e suksesshme duhet të burojë nga brenda Shqipërisë


Analisti Agron Alibali, paraqiti gjejtjet e tij gjatë punës për librin në shqiptaro-amerikan “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati”, një një aktivitet në Bibliotekën e Kongresit, në Uashington. Si studiues jo vetëm i figurave historike por edhe së drejtës ligjore dhe kushtetues, duke folur për Zërin e Amerikës, ai mori shkas nga tradita diplomatike e trashëguar nga figura si Konica dhe Musine Kokalari, për të theksuar se reformat në Shqipëri duhet të jenë produkt i brendshëm bazuar në traditën kombëtare.

"Faik Konica, dritëhijet e një diplomati"
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:31 0:00

Zoti Alibali tregon se çfarë portreti i Faik Konicës shfaqet nga kërkimet dhe dokumentat e gjetura prej tij.

“Këtu paraqitet një Faik, si të themi me të gjitha dritëhijet e tij dhe për këtë arsye, ai paraqitet më njerëzor, më i afërt dhe mendoj që ai do të vazhdojë si personalitet me veprën e tij, do të vazhdojë të ketë interes në botën kulturore shqiptare”.

Zoti Alibali thotë se Konica ishte ambasador i kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe një gjigant përsa i takon paraqitjes sa më me dinjitet dhe pozitive të kombit të vet të lashtë.

“Ai fuqizoi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në një periudhë kritike midis dy luftrave botërore, ndërkohë që shteti i Mbretit Zog po fuqizohej përherë e më shumë përmes reformave shumë të rëndësishme kushtetuese dhe juridike të Mbretit Zog dhe nga ana tjetër Konica ishte negociatori dhe gjatë periudhës së tij u lidhën katër marrëveshje dypalëshe midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

Por duke nxjerrë në pah kompleksitetin e një personazhi të tillë, zoti Alibali thotë se nga ana tjetër mund të thuhet se ai nuk u tregua një faktor bashkues përsa i takon komunitetit shqiptar sidomos në lidhje me mbështetësit e Fan Nolit në rrethet e Masaçusetsit dhe më gjerë.

Duke bërë një lidhje mes atyre kohëve dhe situatës së sotme politike në Shqipëri, zoti Alibali thotë se kontributi i Konicës, ishte në mbështetje të një doktrine kushtetuese moderne, mbështetur në traditën vendase.

Ai i referohet madje edhe shkrimtares dhe aktivistes antikomuniste dhe antifashiste, Musine Kokalari, e cila në një dokument që i paraqiti me kolegët e saj misionit amerikan dhe britanik në vitin e vështirë 1945, shprehej se do të bëheshin përpjekje që reformat “të mbështeteshin në traditën vendase”.

Ndërsa në Shqipëri së fundmi ka pasur debate ldhur me shkallën e angazhimit të Ambasadorëve të huaj, përfshirë atë amerikan, Donald Lu në politikën shqiptare dhe në përpjekjet për reformën e drejtësisë, zoti Alibali shpreh vlerësimin më të lartë për rolin e diplomatëve amerikanë në lidhje me Shqipërinë, megjithatë shton se:

“Do të ishte një gjë shumë, shumë e bukur dhe vërtet e vlerësueshme që çdo diplomat i huaj në republikën e Shqipërisë të veprojë në bazë të rregullave diplomatike dhe të konventës së Vienës për marrëdhëniet diplomatike dhe kodit të hershëm zakonor diplomatik”.

Zoti Alibali e pranon se ka munguar mbështetja e politikës në vend për të luftuar korrupsionin që ai thotë se është shpërndarë pothuajse në çdo pjesë të jetës shqiptare, dhe se klasa politike e vendit ka pasur më shumë se një herë mundësi që ta zgjidhë këtë çështje, por ai këmbëngul që kushtetuta duhet të reflektonte parimet e qenësishme të së drejtës krahasimore dhe të jetë e kuptueshme nga populli.

“Gjendja e jashtëzakonshme sigurisht që kërkon masa të jashtëzakonshme mirëpo unë kam mendimin që një reformë e suksesshme në drejtësi dhe në kushtetutë dhe në sistemin e zgjedhjeve nuk mund të kryhet nga lart dhe nga jashtë, duhet të kryhet nga brenda dhe nga poshtë dhe të jetë gjithëpërfshirëse”.

Zoti Alibali thotë se reforma mbetet një problem i brendshëm, pasi është për qytetarin shqiptar i cili duhet “të ishet i pari që përfshihet në këtë reformë dhe ai duhet të jetë përfituesi i parë”.

XS
SM
MD
LG