Në vijim një listë e albumeve pop që po dalin në treg për festa.
“A Mary Christmas,” është albumi i parë i Mary J. Blige me temë nga festat e fundvitit, përfshirë një version jazz të “Rudolph the Red-Nosed Reindeer”, “Rudolfi, dreri me hundë të kuqe”. Por Mary J. i ka dhënë rëndësinë e duhur këtyre këngëve klasike për festa, sic mund tëshihet në këtë duet me Barbra Streisand të këngës “When You Wish Upon A Star”, ku dëgjohet edhe trompa e Chris Bottit.
Albumi i parë me këngë festash i Jewel, “Joy” doli në vitin 1999 dhe është shitur në miliona kopje. Ajo thotë se albumi i saj i ri “Let It Snoë” ka një frymë të ngjashme me të parin. Në koleksionin e ri janë përfshirë dy këngë origjinale, përfshirë “Silver Bells,” dhe “Sleigh Ride.” Mund të dallohen notat e valsit dhe Vince Gill I shton tingullin e kitarës elektrike, një variant country-rock të “White Christmas.” Kënga kryesore që i jep titullin albumit ka më shumë ritëm muzike rock nga c’pritet.
Johnny Mathis rikthehet me koleksionin e parë festiv prej vitesh, të titulluar “Sending You A Little Christmas”. Këngëtari 78 vjecar këndon në duete me disa këngëtarë shumë të vecantë, përfshirë Susan Boyle, Billy Joel, dhe Gloria Estefan. Kënga e tij me pianistin Jim Brickman, “Sending You A Little Christmas” ka thyer një rekord të rëndësishëm: Eshtë kënga e 50-e e Mathis që përfshihet në klasifikimin e Billboard AC. Vetëm pesë artistë të tjerë kanë shënuar një arritje të tillë: Elton John, Barbra Streisand, Neil Diamond, Elvis, dhe Barry Manilow.
“Wrapped in Red” e Kelly Clarksonit ka dy këngë origjinale në mes të këngëve të preferuara të festive si “Blue Christmas,” “Run Run Rudolph” dhe “Please Come Home for Christmas.” Po ashtu ka edhe një duet me yllin e muzikës country Ronnie Dunn tek kënga “Baby, It’s Cold Outside.” Por ajo që bie më shumë në pah është kënga e fundit e albumit “Silent Night”, të cilën ajo e këndon me vjerrën e saj Reba McEntire si edhe Trisha Yearwood. Trioja e përfundon vargun e fundit “a capella.”