Organizata Freedom House nxorri të enjten raportin e përvitshëm për gjendjen e lirisë në botë, ku analizohen të drejtat politike dhe liritë civile të 195 vendeve dhe 14 territoreve të botës. Raporti mbulon ngjarjet e vitit të kaluar. Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të jenë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.
Zv/presidenti i Freedom House, Arch Puddington i tha Zërit të Amerikës se arsyeja që për vite me radhë vende si ato të Ballkanit kanë mbetur në këtë kategori, është se ende kanë probleme që kanë mbetur nga e kaluara komuniste.
“Si në Shqipëri, edhe në Kosovë, ka probleme serioze me shtetin ligjor dhe korrupsionin. Korrupsioni është problem në gjithë Ballkanin. Do të thoja që korrupsioni është një pengesë madhore për anëtarësim në BE për vendet e Ballkanit”, tha zotit Puddington.
Megjithatë zoti Puddington thotë se viti që kaloi solli lajme të mira për të dyja vendet.
“Në Shqipëri, kishim zgjedhje të mira dhe rotacion pushteti. Në Kosovë, pati përparim të konsdiderueshëm në negociatat me Serbinë. Për Kosovën, do të thoja që duhet të punojë më shumë me luftën kundër korrupsionit dhe gjithashtu ka pasur probleme me sulmet kundër medias. Mendoj se Kosova duhet ta zgjidhë këtë çështje”.
Megjithë vlerësimin pozitiv për zgjedhjet, Shqipëria mbetet vend pjesërisht i lirë. Zoti Puddington thotë se ka shumë vende në botë që mbajnë zgjedhje të mira, por nga ana tjetër ato mund të kenë probleme të vazhdueshme me korrupsionin, lirinë e medias, shtetin ligjor dhe çështjet e pakicave.
“Për të pasur një demokraci të qendrueshme, një demokraci të plotë, duhet të ketë arritje përtej zgjedhjeve duke përfshirë të gjitha institucionet e një shoqërie demokratike dhe mendoj se disa nga vendet e Ballkanit duhet të zgjidhin çështjet e qeverisjes së mirë, të korrupsionit, lirisë së medias, të drejtave të pakicave dhe shtetit ligjor përndryshe ke vende me zgjedhje të mira por demokraci të paplota”.
Gjendja e Lirisë në Shqipëri në vitin 2013
Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi. Freedom House e jep vlerësimin me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.
Freedom House vlerëson pozitivisht zgjedhjet dhe tranzicionin paqësor të pushtetit. Partia Socialiste siguroi një fitore vendimtare duke sjellë si rezultat largimin nga pushteti të Kryeministrit Sali Berisha i cili pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen si kryetar partie. Sipas raportit, zhvillimi i zgjedhjeve dhe situata pas zgjedhore, luajtën rol në vendimin e Komisionit Evropian për të rekomanduar që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat në tetor.
Në raport thuhet se problemi më serioz i procesit të zgjedhjeve, ishte paralizimi i punës së Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga konfliktet politike. Megjithatë raporti vlerëson fushatën konkurruese dhe relativisht të qetë, si edhe proceset e votimit dhe numërimit të votave.
Freedom House si edhe më parë thekson faktin se dy partitë kryesore PD-ja dhe PS-ja, janë thellësisht të polarizuara dhe të mbërthyera në një rivalitet të përqendruar tek personalitetet.
Në raport thuhet se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Partia Demokratike bënë përpjekje për të konsoliduar kontrollin mbi institucionet shtetërore. “Megjithatë, thuhet në raport, fitorja e qartë e socialistëve në vitin 2013 e riktheu besimin në aftësinë e forcave të opozitës për të siguruar një rotacion pushteti përmes zgjedhjeve”.
Në kategorinë për funksionimin e qeverisë, raporti nënvizon faktin që korruspioni është shumë i përhapur dhe se dënimi i zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve për korrupsion dhe shpërdorim pushteti mbetet i rrallë.
“Akuzat për kurrupsion ndaj një numri zyrtarësh të tjerë të lartë, përfshirë Kryetarin aktual të Parlamentit, Ilir Meta dhe udhëheqësin e ri të PD-së, Lulzim Basha, janë rrëzuar, nga vendime të debatueshme gjykatash vitet e fundit”, thuhet në raport.
Freedom House thotë se përzjerja e interesave të biznesit, atyre politike dhe mediatike, e pengon zhvillimin e shtypit të pavarur.
Në raport vlerësohet fakti se liria e besimit respektohet dhe se qeveria në përgjithësi nuk kufizon lirinë akademike, megjithatë shtohet se “studentët dhe mësuesit janë përballur me presion politik para zgjedhjeve”.
Organizata thotë se liria e grumbullimit në përgjithësi respektohet, por përmend lehtësimin e dënimit të dy komandantëve të Gardës, lidhur me vrasjet gjatë protestave të janarit 2011.
Raporti thotë se organizatat joqeveritare funksionojnë pa kufizime por kanë buxhet dhe ndikim politik të kufizuar.
Freedom House thotë se gjykatat që kanë një buxhet të pamjaftueshëm janë subjekt i ndikimit politik. Si shembuj përmenden emërimi i gjashtë gjykatësve që konsideroheshin si aleatë të PD-së në Gjykatën e Apelit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i drejtuar nga Presidenti Nishani; bllokimi nga ana e zotit Nishani i kërkesës së ish-Prokurores së Përgjithshme për të rimarrë detyrën e gjykatëses së Apelit, që asaj i takon sipas ligjit; dhe rihapjen e një hetimi të mbyllur për zonjën Rama, për shpërdorim pushteti lidhur me një shkarkim në vitin 2009. Freedom House thotë se gjykatësit përballen herë pas here me kërcënime dhe dhunë fizike.
Raporti thotë se në një përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, qeveria e re ristrukturoi forcën e policisë, përfshirë atë të qarkullimit rrugor. Freedom House vlerëson miratimin e ndryshimeve në kodin penal që forcojnë dënimet për krimet e urretjes, si edhe ekzistencën e kuadrit ligjor kundër diskriminimit përfshirë për orientim seksual, por thotë se diskriminimi ndaj homoseksualëve në praktikë vazhdon.
Raporti thotë se shumë raste për rikthimin e pasurive mbeten të pazgjidhura dhe ndërtimet e paligjshme mbeten një problem madhor. Në raport thuhet se gratë nuk janë të përfaqësuara në mënyrë të mjaftueshme në politikë dhe biznes dhe pak parti politike respektojnë kuotat prej 30 për qind për gratë në listat e kandidatëve. Në parlamentin e ri janë zgjedhur vetëm 19 gra në kuvendin me 140 vende. Megjithatë raporti përmend faktin se në kabinetin e ri është një numër rekord prej gjashtë grash, përfshirë Ministren e parë të Mbrojtjes të vendit. Po ashtu thuhet se dhuna në familje është e përhapur por shtohet gjithashtu se një ndryshim në kodin penal e ka bërë dhunën në familje një shkelje specifike të ligjit.
Gjendja e Lirisë në Kosovë në vitin 2013
Vlerësimi i përgjithëshëm për Kosovën është 4.5, i pandryshuar nga viti i kaluar. Të drejtat politike kanë marrë notën 5 ndërsa liritë civile 4. Në një vit kur Kosova festoi pesë vjetorin e pavarësisë, raporti thotë se pas disa raundeve, bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës nën drejtimin e BE-së, sollën një marrëveshje që u konsiderua historike mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç në prill 2013.
“Sipas marrëveshjes të arritur në Bruksel, Kosova efektivisht i dha pakicës serbe, që përbën rreth 9 për qind të popullsisë, autonomi të zgjeruar në këmbim të njohjes nga Beogradi të autoritetit të Prishtinës në zonat më shumicë serbe, ku Serbia ka financuar për një kohë të gjatë struktura paralele. Palët ranë gjithashtu dakord të mos pengojnë njëra-tjetrën në përpjekjet për integrim në BE”, thuhet në raport.
Në raport thuhet se megjithëse ka disa parti që përfaqësojnë pakicën serbe, popullata vetë nuk është krejtësisht e integruar në procesin elektoral apo institucionet e Kosovës. Strukturat paralele janë dobësuar në jug dhe marrëveshja e Prillit thuhet në raport synonte t’i dobësonte ato edhe në Veri. Raporti thotë se banorët serbë të veriut nuk e kanë pranuar marrëveshjen dhe u zotuan të bojkotonin zgjedhjet e nëntorit. Raporti nuk flet për këto zgjedhje.
Freedom House thotë se korrupsioni mbetet një problem serioz në Kosovë, megjithëse kuadri ligjor ekziston. Rryshfetet dhe shpërdorimi i detyrës mbetet shumë të përhapura në fusha si rendi. Raporti përmend dënimin në maj të ish-kreut të grupit të punës kundër korrupsionit me pesë vjet në burg, pasi ishte përpjekur të merrte para nga të dyshuarit që kishte hetuar. Në qershor, tre zyrtarë të lartë u shpallën fajtorë për akuza të lidhura me korrupsion nga EULEX-i, megjithëse më pas akuzat ndaj ish-zv/kryeministrit Bujar Bukoshi u rrëzuan. Ndërsa nga tetori 2012 deri në prill 2013, prokurori i posacëm i Kosovës ndërmori 6 hetime për korrupsion dhe gjashtë për krim të organizuar, sipas Komisionit Evropian.
Kushtetuta e mbron lirinë e shprehjes dhe medias përveç retorikës që ngjall urrejtje etnike. Megjithë, një numër mediash teknikisht të lira, thotë raporti, gazetarët njoftojnë për shqtetësime dhe frikësime të shumta dhe madje edhe sulme. Në prill 2013, Komisioni Evropian u bëri thirrje autoriteteve të hetojnë plotësisht sulmet ndaj gazetarëve. Kushtetuta garanton lirinë fetare. Raporti thotë se sulmet ndaj objekteve fetare ortodokse serbe janë pakësuar që në vitin 2004, megjithatë Kosova dhe Serbia arritën në fund të vitit 2012 një marrëveshje në kuadër të bisedimeve nën drejtimin e BE-së, për të krijuar një forcë të posacme policie shumëetnike për t’i mbrojtur më mirë ato. Marrëveshja u zbatua në vitin 2013. Liria akademike nuk është zyrtarisht e kufizuar, por emërimet në Universitetin e Prishtinës janë të politizuara. Po ashtu raporti thotë se sistemi arsimor i Kosovës është kryesisht i ndarë në vija etnike.
Përsa i takon shtetit ligjor, Freedom House thotë se Kosova shënoi përparim në reformat juridike gjatë vitit 2013. Një sistem i ri gjykatash u prezantua në janar, që zëvendëson ish-rrjetin e gjykatave komunale dhe të distrikteve, me shtatë gjykata bazë dhe një gjykatë apeli. Kjo e fundit do të trajtojë rastet në komunat me shumicë serbe, përfshirë veriun, ku prej kohësh ka munguar një sistem juridik që të jetë në gjendje të gjykojë raste civile dhe penale. Po në janar hyri në fuqi një kod i ri penal që reformon sistemin juridik dhe të drejtësisë penale dhe përmban klauzola për korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun njerëzor dhe cështje të tjera kyce. Këshilli Evropian ka bërë thirrje për prova të zbatimit të reformave duke përmirësuar pavarësinë, efektivitetin dhe paanësinë. Raporti i referohet tetorit të vitit 2012, kur BE tha se Kosova ishte pothuajse gati për të nënshkruar marrëveshjen për Stabilzimin dhe Asociimin, marrëveshje tashmë e nënshkruar.
Një çështje që përmendet në raport është se zyrtarët shqiptarë rrallë ndjekin penalisht raste të shqiptarvë kundër joshqiptarëve.
Në raport thuhet gjithashtu se pakicat si Romët, Ashkalitë, Gorani dhe të tjera përballen me diskriminim dhe kushte të vështira socio-ekonomike.
Freedom House thotë se liria e lëvizjes për pakicat etnike është problem i rëndësishëm dhe të kthyerit në Kosovë ende përballen me rezistencë dhe mungesë perspektive ekonomike. Papunësia është rreth 40 për qind dhe ekonomia informale shumë e përhapur.
Aftësitë e gruas për të ecur përpara, sipas raportit janë të kufizuara për shkak të prirjeve patriarkale, ndërsa dhuna në familje është një problem serioz. Kosova është gjithashtu, një burim, pikë tranziti dhe destinacion për trafikun njerëzor.