Lidhje

Ambientalistët protestojnë kundër importit të plehrave në Shqipëri


Ambientalistët protestojnë kundër importit të plehrave në Shqipëri
Ambientalistët protestojnë kundër importit të plehrave në Shqipëri

Në Shqipëri mbi 20 shoqata të mbrojtjes së mjedisit dhe të drejtave të njeriut u mblodhën sot para selisë së qeverisë për protesta kundër vendimit të saj për të lejuar importimin e plehrave. Prej kohësh përfaqësues të shoqërisë civile dhe ambientalistë e kanë kundërshtuar këtë vendim duke e cilësuar si të rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Ata kërkojnë që së pari Shqipëria të ketë një kuadër të plotë ligjor dhe infrastrukturën e duhur për realizimin e importit të plehrave sipas standarteve të Bashkimit Evropian.
Kundërshtuesit e vendimit të qeverisë, thonë se nevojitet një strategji që së pari vendi të pastrohet nga pirgjet e mbeturinave anës akesve rrugore kombëtare apo dhe në zonat turistike. Ata shprehin gjithashtu shqetësimin se në mungesë të kontrolleve të specializuara Shqipëria mund të kthehet edhe në një vend të importit të mbetjeve të rrezikshme.
Autoritetet kanë argumentuar se kanë lejuar vetëm importin e atyre mbetjeve që hyjnë në kategorinë e mbetjeve organike që nuk përbëjnë rrezik për ndotje. Gjatë protestës së sotme u kërkua sërish që qeveria ta tërheqë vendimin e saj për importin e plehrave.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG