Lidhje

Shqipëri: KQZ, polemika për ligjin e dekriminalizimit


Shqipëri: KQZ, polemika mbi ligjin e dekriminalizimit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:58 0:00

Në Tiranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u përfshi nga polemikat mbi ligjin e de-kriminalizimit.

Shkak u bë mandati i një bashkiaku në Mallakastër, i cili është dënuar nga drejtësia italiane.

Mos-shqyrtimi i këtij rasti nga KQZ-ja mund t'i kushtojë largimin nga detyra kryetarit të këtij institucioni, Klement Zguri, me kërkesë të deputetëve socialistë.

Shqipëri: KQZ, polemika mbi ligjin e dekriminalizimit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:58 0:00

KQZ u përfshi sot sërish nga polemikat për mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj, ndonëse prokuroria u përgjigj se atij nuk mund t’i ndërpritej mandati.

Ish-kryetari i KQZ-së, aktualisht nënkryetari Denar Biba këmbënguli se KQZ duhet të kishte shpallur të pavlefshëm dhe të ndërpriste mandatin e bashkiakut Kapllanaj.

Zoti Biba i kërkoi prokurorisë muaj më parë të sqarojë gjendjen penale të zotit Kapllanaj dhe prokuroria u përgjigj, që edhe pse ai ishte dënuar në një shtet tjetër, mandati i tij nuk mund të ndërpritej dhe ishte në përputhje me ligjin, sepse nga dënimi vite më parë ai tashmë konsiderohej I rehabilituar.

Kjo përgjigje e prokurorisë është për zotin Biba një tejkalim kompetencash, dheduhet të ishte KQZ institucioni që duhej të merrte një vendim për mandatin.

Përgjigja iu shpërnda antarëve të tjerë dhe meqenëse ishte pozitive për zotin Kapllanaj nuk u përfshi në diskutime, tha kryetari I KQZ-së, Klement Zguri.

Deputetët e shumicës socialiste i kërkuan dje parlamentit shkarkimin e kryetarit të KQZ Klement Zguri për shkelje të rënda të ligjit të dekriminalizimit.

Sipas tyre, zoti Zguri arkivoi pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për Agron Kapllanaj, kryetar i Bashkisë Mallakastër, i cili u dënua nga gjykata italiane për vjedhje. “Zoti Zguri u zgjodh kryetar i KQZ prej marrëveshjes politike të 18 majit, por ai nuk arriti të ngrihet mbi të kaluarën partiake, duke zgjatur sa mundi jetën politike një të gjedhuri vendor me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të” - thanë deputetët socialistë.

Sipas zotit Zguri, përgjigja e prokurorisë, nuk u arkivua, por iu shpërnda antarëve të KQZ dhe nuk u fut në rendin e ditës, ashtu sic ishte bërë në raste të ngjashme për shumë kohë edhe nga kryetarë të tjerë.

Zëdhënësja e KQZ-së shpërndau në mbrëmje një deklaratë, ku hodhi njoftimet për fshehje të dokumentave në këtë institucion për rastin kapllanaj, të përhapura nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

“Një verifikim i thjeshte në zyren e protokollit të KQZ-së provoi se praktika në fjalë është përcjelle nga kryetari për veprim në kohë record, ndaj akuza për “fshehje” ishte furtunë në gotë, po ashtu edhe akuza për fallsifikim të vendimit të KQZ-së për Kapllanajn” – tha zëdhënsja Drilona Hoxha.
Sipas saj, kryetari i KQZ-së nuk ka detyrë, nuk kryen, nuk merr pjesë dhe nuk drejton zbardhjen e akteve të KQZ-së, e cila është detyrë teknike e administratës.

“Ende nuk ka një vendim të zbardhur për temën në fjalë, ndaj akti që nuk ekziston nuk fallsifikohet dot” - tha ajo.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit të deputetëve socialistë se mbështeste nismën për të shkarkuar nga detyra kryetarin e KQZ-së, Klement Zguri, sepse ka marrë në mbrojtje kryetarin e bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, një zyrtar i dënuar në Itali.

Zoti Rama tha se zoti Kapllanaj është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ekspertët e qeverisë po studiojnë mundësinë e shkarkimit të tij.

Sipas tij, Kapllanaj ka kryer disa vepra penale në Itali dhe është dënuar nga gjykatat italiane dhe atyre nuk u shmanget dot as duke qenë antar i Partisë Demokratike të opozitës.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste paraqiti një relacion, ku theksohet fakti që kryetari i KQZ-së, Zguri, nuk ka thirrur një mbledhje të këtij institucioni, në përpjekje individuale për të mbrojtur kryebashkiakun e Mallakastrës.

Deputetët socialistë kërkuan largimin nga detyra të zotit Zguri për shkeljen e rëndë, që sipas tyre, i ka bërë ligjit për dekriminalizimin.

Kryetari i KQZ-së, Zguri, tha para mediave, se ai nuk mund të komentonte deklarata politike dhe se për vendimet e KQZ-së nuk ka patur asnjë ankesë.

Zoti Zguri ishte antar i KQZ-së dhe falë një marrëveshje PS-PD ai ndërroi vendet me kryetarin e mëparshëm të komisionit Denar Biba.

Opozita ende nuk ka bërë ndonjë koment për këtë temë, por ajo ka qenë nismëtarja e ligjit të dekriminalizimit dhe ka këmbëngulur fort në zbatimin e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG