Parlamenti diskutoi në kryeqytet mbi situatën e përmbytjeve në Shkodër dhe mundësitë e bashkëpunimit të gjithë faktorëve kombëtarë dhe vendorë për të lehtësuar pasojat dhe vështirësitë e përbytjeve massive që përfshinë këtë këtë prefekturë qysh nga fillimi i dhjetorit.
Opozita shprehu skepticizmin e vet se masat e qeveritare janë të pamjaftueshme dhe se njerëzit po vuajnë po vuajnë të braktisur dhe të pambrojtur. Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, tha se parlamenti dhe qeveria nuk po reagon per projektet që opozita ka paraqitur për të shpëtuar Shkodrën. “Është ndryshimi në bxhet dhe dy moratoriumet. Qeveria nuk pranon as t’i disktutojë ato. Jo vetëm që qeveria i la në baltë shkodranët, por nuk po keni as angazhim për t’i nxjerrë nga balta në të ardhmen. Dimë prej sa kohësh po ndodhin përmbytjet, por nuk dimë për sa kohë do të zgjasin. Drama që po ndodh në Qarkun e Shkodrës është e pesta herë që përsëritet Brenda vitit” - tha zoti Beqja.
Ndërsa Partia Demokratike kritikoi opoztën për pasivitet dhe mospërfshirje në veprimtaritë e shtuara humanitare për ta ndihmuar Shkodrës. Deputetja e Partisë Demokratike, Arenca Trashani tha se zona e Shkodrës ka nevojë sot nevojë më shumë se kurrë për mbështetje nga të gjitha krahët, pa dallime politike, dhe nuk është rasti që politikanët të përfitojnë pikë prej vuajtjeve që solli përmbytja. “Ne mund të kemi lënë shumë gjëra pa bërë, por ama ishim aty për të kryer detyrën tonë si qytetarë. Shkodra ka sot nevoj për ndihmën e të gjithëve ne, pa dallim ngjyrimi politik, ka nevojë për mbështetje financiare dhe projekte vizionare” - tha zonja Trashani.
Krahas edhe shumë deputetëve të tjerë, për situatën në Shkodër foli edhe zëvendës-kryeministri dhe ministri i energjisë Ilir Meta. Ai theksoi se shkaku kryesor i përmbytjeve është natyra me rreshjet e pazakonshme ndërsa liqenet e hidrocentraleve janë kontrolluar sipas ligjit. “Në rast se nuk do të ishte kjo ndërhyrje kaq e shpejtë, profesionale të jeni të sigurtë që ne do të kishim humbje në njerëz, si pati Bosnja dhe Polonia, apo vende të tjera antare të Bashkimit Europian. Faktet janë kokëforta. Niveli i Liqenit të Shkodrës është sivjet shumë herë më i lartë se niveli i vitit 1963” - tha zoti Meta.
Qarku i Shkodrës pësoi qysh nga ditët e para të muajit dhjetor një përmbytje të jashtëzakonshme, me dhjetëra mijë hektarë toka bujqësore nënujë dhe qindra shtëpi, dhe bagëti të dëmtuara.