Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, anëtare e kryesisë së Partisë demokratike, ndodhet në Shtetet e Bashkuara pë si pjesmarrëse në një konferencë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Rrjeti i Grave për Demokraci dhe Instituti Republikan Amerikan. Zonja Vokshi ishte në studiot e Zërit të Amerikës për një bisedë mbi sfidat e gruas në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit politike.