Një grup, i vetquajtur “Anonimët” shpalli fitore për sulmet kibernetike të ndërmarra kundër bizneseve që kanë ndërprerë lidhjet me Wikileaks.
Në atë që e quan luftë kundër censurën në internet, grupi Anonimët ka marrë përgjegjësinë për bllokimin sot të faqes në internet të kartës së kreditit MasterCard si pjesë të asaj që grupi e quan Operacioni Shpagimi.
Kompania Mastercard njoftoi sot se nuk do të kryente transaksione financare që destinoheshin si dhurata për Wikileaks. Faqja elektronike është nën presion të madh politik për publikimin e dokumenteve diplomatike amerikane.
WikiLeaks publikoi sot një dokumentacion që tregon se në shkurt të vitit 2010 zyrtarët amerikanë lobuan në Rusi për kompanitë Visa dhe MasterCard për të siguruar që një ligj rus nuk do të ndikonte në bizneset e tyre.
Themeluesi i faqes Wikileaks, Julian Assange iu dorëzua dje autoriteteve në Britani. Një ekzekutiv i kompanisë PayPal tha sot se ka vendosur të ndërpresë biznesin e saj me WikiLeaks pasi Departamenti amerikan i Shtetit tha se aktivitetet e kësaj faqe janë të paligjshme.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P. J. Crowley qartësoi në një mesazh në Twiter se qeveria amerikane nuk i ka kërkuar kompanisë PayPal asnjë veprim lidhur me WikiLeaks.